Kuriozitete Ke nevojë për ndihmë?

Ke nevojë për ndihmë?

Një fotograf amator kapi në pyjet e mbrojtura të Borneos në Indonezi këtë imazh: Një orangutang që i shtrin dorën për ndihmë një njeriu në vështirësi.

Personi në pellgun e ujit është punonjës i parkut të mbrojtur, që njëkohësisht është edhe shtëpia e orangutangut. Ai ishte sinjalizuar për një gjarpër të rrezikshëm për popullsinë e majmunëve dhe i pajisur me veshjen përkatëse po e kërkonte nëpër moçal.

Por, krejt papritur një orangutang i afrohet dhe i zgjat dorën, sikur donte ta ndihmonte që të dilte prej andej pasi ishte e rrezikshme.

“Kur vdes humanizmi mes njerëzve, kafshët na vijnë në ndihmë për të mos harruar parimet tona”, shkruan krahas fotos të postuar në rrjetet sociale autori i kësaj fotoje, Anil Prabhakar.