Politika Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili? Kujt do ia “falë” Kryemadhi një mandat...

Kejdi Mehmetaj apo Petrit Vasili? Kujt do ia “falë” Kryemadhi një mandat për të hyrë në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që ka pësuar dhe rënien më të madhe në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, në të cilat siguroi 19 mandate deputetësh, ndërkohë që me projeksionet e deritanishme, në të gjithë vendin ka siguruar vetëm 5 ulëse në Parlament.

Nga të dhënat paraprake, kur janë numëruar kutitë në 10 qarqe të vendit, dhe ka mbetur pezull Tiranë dhe Durrësi, LSI ka mundur që të marrë një mandat në Fier, një në Shkodër, dhe pritet të konfirmojë mandatin e Durrësit dhe 2 në Tiranës.

Ajo që mbetet interesante është zgjedhja që do të bëjë kryetarja Monika Kryemadhi, e cila kandidonte në listën e Tiranës, Fieri dhe Elbasanit. Nëse përjashtojmë mundësinë e thyerjes së herësit nga ndonjë prej kandidatë, Kryemadhi ka në dorë fatin e Petrit Vasilit ose Kejdi Mehmetajt.

Vasili renditet i treti në Tiranë, dhe në rast se Kryemadhi do të pranonte mandatin e Tiranës, atëherë ai do të futej në parlament së bashku me Erisa Xhixhon e cila renditet e dyta në kryeqytet. Nga ana tjetër Mehmetaj do të kishte shpresat e saj, nëse Kryemadhi do të pranonte mandatin e Tiranës, dhe ajo do të zgjidhej në Fier, sa kohë që renditet e dyta në listë.