Kryesore “Kërko falje, ne nuk jemi kriminelë”, shqiptarët bëhen bashkë në Londër, protestë...

“Kërko falje, ne nuk jemi kriminelë”, shqiptarët bëhen bashkë në Londër, protestë kundër diskriminimit (FOTO)

Pas deklaratave të Sekretares britanike për Çështjet e Brendshme, Suela Bravermen e cila akuzoi shqiptarët për “pushtim” dhe “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”, komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Me pankarta në duar, thirrje në kor e muzikë tradicional në sfond, emigrantët po përpiqen të përcjellin mesazhin se “shqiptarët nuk janë kriminelë, por taksapagues të rregullt në Angli”, “Suela duhet dërguar në Ruanda”, “Mos harro se Nënë Tereza është nëna e shqiptarëve”, “Suela kërko falje”, “Unë punoj, në paguaj taksa, unë jam shqiptar”.

Deklaratat diskriminuese të Breverman që më pas u amplifikua nga mediet në Angli, morën edhe kundërpërgjigje nga kryeministri Edi Rama personazhe të tjera brenda dhe jashtë vendit.