Kryesore Kërkoi 100 mijë € dëmshpërblim, gjykata vendos për çështjen Panuçi-Nishani

Kërkoi 100 mijë € dëmshpërblim, gjykata vendos për çështjen Panuçi-Nishani

“Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”.

Kështu shkruante ish-presidenti Bujar Nishani në Facebook, vetëm disa minuta pas humbjes së kombëtares së Shqipërisë përballë Kosovës me rezultatin 3-0 në ndeshjen që u luajt në Zvicër.

Ky etiketim fyes ndaj trajnerit të kuqezinjve bëri që Panuçi të padiste në gjykatë ish-Presidentin, madje duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim prej tij nëse fitonte gjyqin.

Padia u depozitua më 5 shtator të vitit të kaluar në gjykatën e Tiranës nga avokatët e Panuçit, por gjykata ka rrëzuar sot pretendimet e trajnerit të Kombëtares se Nishani i kishte shkaktuar dëm moral.

Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Por, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesë e Panuçit.