Bota Kina: Rusia nuk po ‘pushton’ askënd, qytetarët tanë të ngrenë flamujt

Kina: Rusia nuk po ‘pushton’ askënd, qytetarët tanë të ngrenë flamujt

Kina ka refuzuar të quajë sulmin e Rusisë në Ukrainë një ‘pushtim’.

Në të një kohë, qytetarëve kinez u është bërë thirrje nga ambasada kineze në Ukrainë që të ndjekin disa hapa për të mos vënë jetën në rrezik.

Sipas njoftimit të ambasadës, qytetarët kinez duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të paktën të vendosin flamujt kinez në vende të dukshme si makinat e tyre, shtëpitë apo kudo tjetër, në mënyrë që të ndjehen më të mbrojtur.

Forcat ruse lëshuan raketat e para në qytetet të ndryshme të Ukrainës këtë të enjte duke nisur kështu zyrtarisht sulmin pushtues, pas deklaratave të presidentit Vladimir Putin në orët e para të mëngjesit, i cili autorizojë atë që ai e quajti një operacion ushtarak të specializuar në lindje të vendit.

“Kina po e monitoron nga afër situatën. I bëjmë thirrje të gjithë palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të parandaluar daljen nga kontrolli të situatës”, tha Hua Chunying, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze.

Pse jo ‘pushtim’?

Gjatë një konference të gjatë për shtyp ditën e sotme në Pekin, Hua u shpjegojë gazetarëve mendimin e tij rreth lëvizjeve ruse.

“Ky mund të jetë pikërisht ndryshimi mes Kinës dhe juve perëndimorëve. Ne nuk do të rendim me nxitim për të nxjerrë konkluzione,” – tha ajo.

“Për sa i përket përkufizimit të një pushtimi, unë mendoj se duhet të kthehemi pak mbrapa në kohë për të parë në mënyrë korrekte situatën e sotshëm në Ukrainë. Çështja ukrainase ka një sfond historik tejet të komplikuar i cili ka vazhduar deri ditët e sotme. Mund të mos jetë vërtetë ajo që të gjithë shohin nga jashtë.”

Ndërkohë sipas ministrit të jashtëm kinez, Wang Yi, historia komplekse e Ukrainës e bën Kinën të kuptojë ‘shqetësimet legjitime’ të Putin për sa i përket sigurisë.

Partneriteti mes presidentit kinez dhe atij rus është bërë gjithnjë e më i afërt kohët e fundit por veprimet e sotshme të Rusisë ndaj Ukrainës e vendosin Kinën në një situatë të vështirë.