Pas heqjes së ligjit për një fëmijë të vetëm vitin e kaluar, qeveria kineze i ka befasuar të gjithë, duke premtuar “shpërblime lindjeje” për ata që bëjnë dy fëmijë.
Politika e një fëmije të vetëm, kishte shkaktuar një plakje të popullsisë prej 16% nga persona mbi 60 vjeç. Sipas “China Daily”, pengesa kryesore është kostoja e lindjeve që do të sillte një fëmijë tjetër, ndaj dhe qeveria ka vendosur të ndihmojë ekonomikisht ata që janë në vështirësi.
“Të kesh një fëmijë, është një e drejtë e çdo familjeje në Kinë, por fakti që nuk mund të të lejohej, e bënte të vështirë këtë vendim”, – ka thënë Wang Peian, zv.ministër i Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe planifikimit familjar.
Sipas një sondazhi të bërë në vitin 2016, 60% e familjeve janë të gatshëm që të kenë një fëmijë të dytë për arsye ekonomike. Ajo që habit më shumë, është se i njëjtn sondazh, rezulton edhe në mesin e familjeve të pasura në Pekin.
Në fund të vitit 2015, qeveria kineze hoqi politikën e “një fëmije” për shkak të reduktimit drastik të lindjeve që ka shkaktuar një plakje e përgjithshme e popullsisë.
Sot, 220 milionë njerëz në Kinë janë më shumë se 60 vjeçe dhe Komisioni Kombëtar i Punës, ka parashikuar që brenda vitit 2033, personat e kësaj fashe, do të jenë 400 milionë.
Pak a shumë i njëjti numër fëmijësh që politika e një fëmije të vetëm, është shmangur që në fillim kur u prezantua në vitet ’70.