Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska, 1000 doreza dhe 110 litra dezinfektant.
“E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”, u shpreh Hirësia i Tij Asti Chritos Bakallbasi.
Nga ana e tij, drejtori i DVP Tiranë, Rebani Jaupi e falenderoi kishën për këtë kontribut dhe u shpreh se Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi është në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm.
“Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet”, tha ai.