Politika Vijnë ndihmat mjekësore nga Amerika, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë...

Vijnë ndihmat mjekësore nga Amerika, Manastirliu: Miku i mirë njihet në ditë të vështira

Kanë mbërritur ndihmat e para mjekësore nga Amerika për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e vet në Faceook disa foto ku shihet së bashku me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim teksa merr në dorëzim ndihma që janë kryesisht mjete mbrojtëse për mjekët në vijën e parë të luftës me COVID-19.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me COVID19

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana”, shkruan ministrja.