Aktualitet Kishte ngecur në parvazin e dritares në kat të pestë, shpëtohet 5-vjeçari...

Kishte ngecur në parvazin e dritares në kat të pestë, shpëtohet 5-vjeçari në Lushnje

Një 5-vjeçar që rrezikonte të binte nga kati i pestë i një pallati është shpëtuar këtë të hënë. Policia njoftoi se ai që ngriti alarmin ishte një qytetar që ka marrë në telefon uniformat blu.

Fëmija 5-vjeçar është kishte hipur dhe ngecur në parvazin e dritares në një moment që familjarët nuk kishin qenë me të në atë dhomë.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit të menjëhershëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.

Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.