Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, theksoi rëndësinë për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar se “të tjerët, që nuk kanë qëllim për këtë pjesë të kontinentit tonë, mund ta mbushin këtë boshllëk”.
Duke folur në Kongresin e Partive Popullore Europiane (EPP) në Zagreb, Kitaroviç i kërkoi BE-së të “reagojë dhe të tregojë se është e interesuar për të ardhmen e Ballkanit, që gjendet sot në qendër të interesave gjeopolitike të fuqive të forta në nivelin global”.
Ndërhyrja e presidentes kroate është një referencë e qartë ndaj mosfillimit të negociatave të pranimit, muajin e kaluar, me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Ajo shtoi se ”kam frikë për shkak se Rusia është Kina mund ta shohin këtë si një mundësi për të mbushur boshllëkun strategjik që është krijuar”.