Klubet e argëtimit në Amsterdam po qëndrojnë të hapura pavarësisht masave qe qeveria holandeze ka marrë orët e fundit ndaj koronavirusit.
André van Dorst, drejtor i sindikatës së kompanive të menaxhimit të ‘relaksit’, thotë se shumica e klubeve të seksit, salloneve të masazheve erotike dhe bizneset e shoqërimit do të mbeten të hapura.
Ekzistojnë disa aspekte që duhen patur parasysh, thekson ai.
“Sigurisht, klientët e kanë ndërgjegjen qe qëndrojnë larg këtyre ambienteve të argëtimit nëse janë të sëmurë. Por ka shumë klientë që thjeshtë vazhdojnë të vijnë, janë të guximshëm dhe marrin risqe përsipër. Edhe ne kemi siguruar në vijimësi kushtet higjienike dhe sterile në mënyrë që të dy palët të jenë të mbrojtur dhe shmangim çdo lloj virusi përfshirë edhe këtë të fundit COVID-19”.
Van Dorst vëren se megjithëse ka pasur një ulje të vogël të qarkullimit të klientelës në tre muajt e parë të vitit, ky është një trend normal, sezonal dhe nuk mund të lidhet me koronavirusin. Sidoqoftë, për shkak të rregullave që ndalojnë grumbullimet e më shumë se 100 njerëzve, klube shumë të njohura do të mbyllin dyert e tyre. Sipas menaxhereve të lagjes më të famshme në Amsterdam, një vizitë në një supermarket do të ishte ndoshta më e rrezikshme.
“Shikoni, ju nuk jeni të detyruar të shkoni në një dyqan të vogël argëtimi ku takohen shpesh vetëm dy persona, por të gjithë qytetarët e tjerë duhet të shkojnë nëpër supermarket për të bërë pazar, sepse ju duhet të hanë. Kështu që ju keni një rrezik shumë më të lartë të infeksionit nëpër dyqane ku njerëzit po dynden për ushqime apo agrume dhe nuk respektojnë distancat”.