Sport Klubi “komunist” blen lojtarin me emrin… Marx Lenin

Klubi “komunist” blen lojtarin me emrin… Marx Lenin

Për kë mund të luante një lojtar me emrin Marx Lenin? Me siguri që për një skuadër komuniste. E në fakt, pak a shumë, kështu ka ndodhur. Skuadra ruse Akron Lada Togliatti, skuadra e qytetit me të njëjtin emër, të quajtur kështu për nder të ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Italisë në vitet 1920, Palmiro Togliatti.

Skuadra që luan në kategorinë e dytë ruse ka siguruar shërbimin e 21-vjeçarit brazilian, të quajtur Marx Lenin Dos Santos Gonsalves. I rritur te Flamengo, mesfushori me tipare sulmuese ka si idhull Neymar-in, edhe pse prindërit e tij ishin ithtarë të ideologjisë komuniste.

I pagëzuar si “revolucionari” në Brazil, me të mbërritur në Rusi, raportojnë mediat vendase, u sigurua që të qartësonte gjërat: “Nuk më intereson politika, dua vetëm topin të luaj. Politikën ia kam lënë mamasë”.

Qyteti, pranë lumit Vollga, në fakt, është krijuar në vitin 1737 me emrin Stavropol, por në vitin 1964 iu dha emri i kreut të Partisë Komuniste të Italisë, Togliatti, ndërsa në vitet 1970, kompania italiane FIAT pati edhe një seli aty.