Aktualitet Kokainë brenda djathit parmixhano, shkatërrohet organizata e drogës në Itali. Në krye...

Kokainë brenda djathit parmixhano, shkatërrohet organizata e drogës në Itali. Në krye të saj një shqiptar

Një organizatë kriminale e trafikimit të kokainës është goditur nga policia italiane në Torino. Gjatë aksionit u sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme kokaine prej 100 kilogramë. Vlera e saj përllogaritej në 20 milionë euro.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar. Në pranga në total kanë rënë 10 persona, nga të cilët 7 janë në arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Grupi përbëhej nga italianë e shqiptarë.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal e trafikonte drogën me kamionë nga Holanda me destinacion Italinë. Pas mbërritjes, kokaina ruhej në disa magazina në provincat e Asti, Alessandria dhe Cuneo dhe në zona të tjera në veri të Italisë.

Më pas shpërndahej në Lombardi, Veneto, Toskanë, Siçili dhe Sardenja e fshehur brenda djathit parmixhano.