Aktualitet Kokainë e hashash, 5 të shoqëruar. SHÇBA: Grupi drejtohej nga efektivi i...

Kokainë e hashash, 5 të shoqëruar. SHÇBA: Grupi drejtohej nga efektivi i RENEA-s

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale. Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë: Rael Luli, 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA; Jurgen Luli, 30 vjeç; Gertjan Harapi, 26 vjeç; Gevi Spahia, 27 vjeç; Ergi Sala, 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.