Aktualitet Kompensimi i dyshimtë 1.2 mln euro, lirohet Arlind Gjokutaj

Kompensimi i dyshimtë 1.2 mln euro, lirohet Arlind Gjokutaj

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Fianacave Arlind Gjokutaj. Nga “Arrest në shtëpi”, për të është vendosur që të vijojnë hetimet në “Detyrim paraqitje”.

Gjokutaj akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Ndërkohë që në “Arrest shtëpie” vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.