Politika Konferenca e Donatorëve për tërmetin, Varhelyi: Presim të arrijmë rezultate të mira

Konferenca e Donatorëve për tërmetin, Varhelyi: Presim të arrijmë rezultate të mira

Çështja e ndihmave për të përballuar dëmet nga tërmeti nuk u la pa u prekur nga komisioneri për Zgjerim, Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari i lartë i BE deklaroi se Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel pritet të arrijë rezultate të mira dhe premtoi se unioni do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllimet e thella familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre. Do të jemi në krah të Shqipërisë dhe do të ndihmojë me çfarë të mundemi. Do organizojmë Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. Presidentja e KE do ta çelë këtë konferencë dhe presim prej saj që të ketë rezultate shumë të mira. Do të flasim me të gjitha shtetet anëtarë, organizatat financiare që të japin kontributin e tyre. Unë do të shkoj në Durrës që të shikoj pasojat e tërmetit në terren”, u shpreh komisioneri për Zgjerimin e BE-së.