Bota Zbutet lufta tregtare, Kina dhe SHBA nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes

Zbutet lufta tregtare, Kina dhe SHBA nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes

SHBA dhe Kina përmbyllën “fazën e parë” të marrëveshjes tregtare mes dy vendeve që u firmos mes zëvendëskryeministrit kinez Liu He dhe presidentit amerikan Donald Trump.

“Së bashku po bëjmë drejtësi mbi të shkuarën për të kaluar në të ardhmen me drejtësi ekonomike dhe siguri për punëtorët amerikanë, fermerët dhe familjet e tyre”, tha presidenti amerikan Donald Trump.

Kjo marrëveshje synon lehtësimin e një lufte tregtare që ka tronditur tregjet dhe ka goditur ekonominë globale.

Sipas saj, Kina do të shtojë blerjet e produkteve bujqësore në Amerikë për dy vitet në vijim deri në 200 miliardë dollarë dhe në këmbim do të shpëtojë nga tarifat mbi importin që e kishin vënë në vështirësi nga administrata Trump.