Extra Konfirmohet data zyrtare për rikthimin e “Friends”

Konfirmohet data zyrtare për rikthimin e “Friends”

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj. Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë.

Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit. Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA.

Pra, aktorët do të mund t’i shohim edhe njëherë si dikur më 26 nëntor të këtij viti.