Extra Konkurrentja e “Hell’s Kitchen” godet shef Renaton

Konkurrentja e “Hell’s Kitchen” godet shef Renaton

Shef Renato Mekolli kishte vendosur që në puntatën e djeshme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, t’i delegonte të gjitha përgjegjësitë konkurrentes Brunilda.

Ai i kërkoi Brunildës të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.

Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit. E si të mos mjaftonte me këtë, ajo me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.

Por Renato i kërkon që të jetë vetvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt!

E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve!

I papërgatitur për këtë situatë, Renato u shpreh se ishte shumë e butë!