Aktualitet Korçë, vinçi e zë poshtë, humb jetën punëtori

Korçë, vinçi e zë poshtë, humb jetën punëtori

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në Korçë, me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari.

Vinçi ka zënë poshtë punëtorin me inicialet E.J., i cili po punonte në një pallat në ndërtim e sipër, pranë pazarit të qytetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.