Bota Koronavirusi/ Arabia Saudite ndalon hyrjen e pelegrinëve në Mekë dhe Medinë

Koronavirusi/ Arabia Saudite ndalon hyrjen e pelegrinëve në Mekë dhe Medinë

Arabia Saudite me anë të një vendimi do të ndalojë vizitën në dy vendet e shenja, Mekë dhe Medinë.

Ky vendim shikohet si një masë për të evituar rrezikun e infektimit të qytetarëve me koronavirus.

Pas këtij vendimi besimtarët myslimanë nuk do mund të bëjnë ritin e Umre-s në këtë periudhë.

Duke nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi në Iran, vendimi i Arabisë Saudite për të ndaluar përkohësisht të gjitha pelegrinazhet fetare nuk vjen si befasi, shkruan BBC.

Shumica e rasteve të koronavirusit që janë shfaqur në vendet fqinje si Oman, Kuvajt dhe Bahrein janë të lidhura me udhëtarët që kishin shkuar në Iran për vizita fetare.

Ndalimi vjen më pak se 60 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit. Kjo është periudha e dytë më e ngarkuar gjatë së cilës miliona pelegrinë vizitojnë Mekën – vendi i lindjes së Profetit.

Për sa i përket ritit të Haxhit i cili do të zhvillohet nga fundi i korrikut nuk është marrë akoma vendim, shkruan BBC.

Deri tani, Arabia Saudite nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus.