Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kapërcyer atë të epidemisë SARS në vitin 2003.
Vetëm në provincën Hubei të Kinës, epiqendra e shpërthimit të fundit, zyrtarët rajonalë të shëndetësisë raportojnë për 780 të vdekur.
813 persona kanë humbur jetën në të gjithë territorin e Kinës.
Në vitin 2003, 774 njerëz u vranë nga SARS-i (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes).
Ndërkohë, 5 britanikë kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin në lindje të Francës, ka konfirmuar ministri francez i Shëndetësisë.