Për herë të parë pas shumë dekadash, Kina vendosi të shtyjë mbledhjen vjetore të Kongresit Kombëtar të Popullit (NPC), për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Seanca e këtij viti ishte planifikuar të niste më 5 mars në Pekin. Ende nuk është caktuar data për takimin e organit parlamentar, që zakonisht zgjat 10 ditë.
Dy takimet, ai i NPC-së dhe ai i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, konsiderohen si ngjarjet më të mëdha politike në Kinë.