Bota Koronavirusi në Itali: 79 viktima dhe 283 raste të reja në 24...

Koronavirusi në Itali: 79 viktima dhe 283 raste të reja në 24 orët e fundit

Të dhënat ditore të numrit të infektimeve me koronavirus në Itali kanë qenë të qëndrueshme, me 283 raste të reja në 24 orët e fundit, në krahasim me dje që ishin 280, duke e çuar numrin total të tyre në 235 561, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 34 043, me + 79 më shumë se dje.

Nga këto raste, 15 u regjistruan në Lombardi, rajoni më i prekur nga epidemia në vend.

Aktualisht, ka 168 646 të shëruar nga COVID-19, me + 2 062 krahasuar me dje që ishin 747.

Deri më tani, janë 32 872 pacientë me koronavirus në Itali, 1 858 më pak se dje, kur rënia ishte 532. Nga këta, 263 ndodhen në terapi intensive.