Bota Koronavirusi në Itali: Për të katërtën ditë radhazi rritje rastesh të reja

Koronavirusi në Itali: Për të katërtën ditë radhazi rritje rastesh të reja

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali njeh rritje për të katërtën ditë radhazi. Sot rastet e reja janë 201 (nga të cilët 98 në Lombardi), ndërsa dje ishin 187, duke arritur një total prej 240.961 të sëmurësh me Covid që nga fillimi i epidemisë. Në rritje edhe numri i të vdekurve, 30 sot, ndërsa dje ishin 21, duke arritur një total prej 34.818 viktimash. Të shëruarit sot kanë 366, ndërsa dje 469, duke arritur një total prej 191.083 të shëruarish.

Lajme të mira nga fronti i të shtruarve: ata në spitalet e zakonshme kanë zbritur me 62 njësi dhe numri ka zbritur nën pragun psikologjik të njëmijëshesh, siç nuk ndodhte nga 2 marsi, 963.