Bota Koronavirusi në rajon: Serbia do të rihapë sallonet e bukurisë dhe palestrat

Koronavirusi në rajon: Serbia do të rihapë sallonet e bukurisë dhe palestrat

Në Kosovë u raportuan 28 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e të prekurve në 731. Koronavirusi i mori jetën edhe një gruaje 73-vjeçare nga Shtima, e cila vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese. Deri me tani, viktimat e Covid 19 në Kosovë janë 20.

Edhe në Maqedoninë e Veriut pati 2 jetë të humbura gjatë së shtunës, ndërsa 41 vetë rezultuan pozitiv ndaj virusit në 24 orët e fundit.

Numri total i të infektuarve në vend është mbi 1360, ndërsa viktimat janë 59. Në Serbi, virusi ka prekur mbi 7700 vetë e ka shkaktuar 151 te vdekur. Pas izolimit 3-ditor deri të hënën, në këtë vend do të rihapin qepenët sallonet e bukurisë, palestrat dhe disa biznese të tjera. Greqia vijon të ruajë shifrat nën kontrolle me, rreth 2500 të infektuar dhe 130 viktima.