Kryesore Koronavirusi në Shqipëri, numër i lartë viktimash dhe rastesh të reja

Koronavirusi në Shqipëri, numër i lartë viktimash dhe rastesh të reja

Shifra alarmuese janë shënuar sërish në vendin tonë nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 1089 raste të reja nga 4270 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar: 403 në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Viktimat- Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1433. Viktimat janë 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34-86 vjeç.

Situata në spitale– Ndërkohë në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në të gjithë vendin janë 31,430 qytetarë që po luftojnë Covid-in në kushte shtëpie.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.