Një nëpunës i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Françeskun është shtruar në spital pasi është raportuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Kleriku, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vite që banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.
Papa Françesku, e ka përdorur këtë godinë si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare.
Për këtë arsye, Ati i Shenjtë ka bërë testin e tamponit duke rezultuar negativ, ndërsa Vatikani ka marrë frymë i lehtësuar.
Italia vijon të mbetet epiqendra e Europës për shpërthimin e virusit dhe ka regjistruar më shumë vdekje se Kina për shkak të koronavirusit.