Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Lajmi është konfirmuar për TVT.al, nga Ambasada kineze në Tiranë, e cila njoftoi se kemi marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.
5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64.
Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë në 7-të, numrin e qyteteve të infektuara.