Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se Zvicra ka vendosur që të mos marrë parasysh tejkalimin e afateve të lejuar për qytetarët shqiptarë që nuk mund të largohen nga vendi, për shkak të kufizimeve prej koronavirusit.
Sipas autoriteteve zvicerane, derisa situata të kthehet në një gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe me autoritetet zvicerane, rekomandon të gjithë shtetasit shqiptar që janë në këto kushte t’i raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në Kantonin ku po qëndrojnë”, deklaroi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.