Politika “Kosova e përjeton dhimbjen e Shqipërisë”, Albin Kurti: Jemi në gatishmërinë tuaj

“Kosova e përjeton dhimbjen e Shqipërisë”, Albin Kurti: Jemi në gatishmërinë tuaj

Albin Kurti bën me dije se Kosova është në gatishmëri të popullit shqiptar dhe e ndjen dhimbjen po aq sa vetë Shqipëria.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë“, shkruan Kurti në ‘Facebook’.

Edhe Vjosa Osmani ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shkruan: Lajme të tmerrshme nga Shqipëria për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme. Lutemi për shpirtin e viktimave, për familjet e tyre dhe për të lënduarit nga kjo tragjedi e rëndë. #MetyShqiperi”.