Aktualitet Kreu vrasje dhe u fsheh në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari francez

Kreu vrasje dhe u fsheh në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari francez

Operacioni i koduar “Barrikada”, ka vënë në pranga një 27-vjeçar francez, i shumëkërkuar për vrasje në Francë.

“Shtetasi T. Q., 27 vjeç, lindur dhe banues në Nantes, Francë, pasi Gjykata e Nantes, Francë, më datë 23.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit ”Burgim i përjetshëm”, njoftoi policia.

Ky shtetas, dyshohet se në Nantes ka vrarë me pistoletë një shtetas dhe më pas është larguar në drejtim të Shqipërisë, ku ka hyrë me dokumentacion të rregullt para se të shpallej në kërkim ndërkombëtar.

Materialet e arrestimit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Francës, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.