Aktualitet Krimet zgjedhore, Prokuroria: 53 procedime penale dhe 5 të arrestuar

Krimet zgjedhore, Prokuroria: 53 procedime penale dhe 5 të arrestuar

53 njoftime që lidhen me krimet zgjedhore janë bërë nga periudha parazgjedhore deri më datë 8 Qershor 2021. Në një njoftim të Prokurorisë së Përgjithshme, bëhet me dije se nga 53 njoftime për të cilat është regjistruar procedimi penale, kanë përfunduar hetimet për 7 prej tyre me 5 persona nën hetim.

Nga këto, 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 2 procedime me 2 të pandehur janë dërguar për gjykim.

Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 23 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 25 njoftime për veprat penale si më poshtë:

Aktualisht po ndiqen penalisht për krimet zgjedhore 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.