Kosova Kriza energjetike, Kurti: Faji i qeverive të mëparshme

Kriza energjetike, Kurti: Faji i qeverive të mëparshme

Ndërsa Kosova vijon të jetë në krizë energjetike, Kryeministri Albin Kurti duket i pafuqishëm për t’u përballur me të. Sërish ai ka bërë përgjegjëse qeveritë e mëparshme për situatën e krijuar, pasi sipas tij nuk kanë marrë masa për të evituar këtë problematikë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai tha se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe vetë është i frustruar me mungesën e energjisë, sipas tij kjo duhet të shërbejë si rikujtim për gjendjen në të cilën e kanë lënë shtetin qeveritë e kaluara.

“Kërkesa për energji është rritur çdo vit, por prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë. Ndërkohë ka pasur vjedhje edhe vendime te gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”.

Ndërkohë qytetaret e Kosovës kanë paralajmëruar protesta ditën e hënë kundër kufizimeve të furnizimit me energji elektrike dhe do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit përgjegjës për këtë sektor.