Ekonomi Kriza nga koronavirusi, rritet në shifra ekstreme papunësia në SHBA

Kriza nga koronavirusi, rritet në shifra ekstreme papunësia në SHBA

Numri i njerëzve të pa punë në SHBA është rritur në një nivel tepër të lartë pasi ekonomia e vendit është bllokuar për shkak të pandemisë koronavirus.

Afërisht 3.3 milionë persona janë regjistruar për të kërkuar përfitime nga papunësia në javën që përfundoi më 21 Mars, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 1982, kur shifrat e papunësisë arritën në 695,000.

Rritja shënon një fund të papritur të viteve të zgjerimit të ngadaltë dhe të qëndrueshëm të tregut të punës.

Ajo vjen pasi autoritetet në të gjithë vendin kanë urdhëruar mbylljen e restoranteve, lokaleve, kinemave, hoteleve dhe palestrave. Firmat e makinave kanë ndaluar prodhimin dhe udhëtimi ajror ka rënë në mënyrë të ndjeshme.