Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është nënshtruar këtë të shtunë një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtar të bashkisë Tiranë, ku thuhet se kryebashkiaku është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në komunikatën e bashkisë thuhet gjithashtu se ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.