Bota Kryeministri britanik Boris Johnson, në terapi intensive

Kryeministri britanik Boris Johnson, në terapi intensive

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili rezultoi pozitiv për koronavirusin e ri 10 ditë më parë, u transferua në kujdes intensiv, sot, pas shtrimit në spital në Londrën Qendrore, tha zëdhënësi i tij.

“Gjatë pasdites, gjendja shëndetësore e kryeministrit u përkeqësua dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit”, tha zyrtari.

“Kryeministri i kërkoi ministrit të Jashtëm Dominic Raab ta zëvendësojë atë kur është e nevojshme”, shtoi ai në një deklaratë.

Ndërkohë, numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri ka tejkaluar pragun e 5 000 viktimave në Britaninë e Madhe.

Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 439 vdekje të reja, sipas një raporti zyrtar të lëshuar sot.

“Pas rënies së numrit të rasteve për të dytën ditë rradhazi, numri i vdekjeve deri më tani është 5 373, për 51 608 raste infektimi të konfirmuara zyrtarisht”, njoftuan shërbimet shëndetësore