Politika Kryeministri Rama, të martën vizitë në Athinë

Kryeministri Rama, të martën vizitë në Athinë

Të martën e 15 shtatorit, kryeministri Rama pritet të vizitojë Athinën.

Sipas mediave greke, kreu i qeverisë shqiptarë do të marrë pjesë në një konference për Europën dhe përforcimin e kohezionit në kohë të turbullta.

Forumi Ekonomik që zhvillohet për herë të 24-t, pavarësisht situatës pandemike, do të zhvillohet në sallë dhe jo online, por me protokoll të rreptë shëndetësor.

Të pranishëm veç Mitsotakis dhe Ramës, do të jenë edhe Zaev, Tsipras, Matteo Renzi (ish kryeministër i Italisë), Wess Mitchel (ish-diplomat i lartë amerikan), Sigmar Gabriel (ish-ministri i jashtëm gjerman) etj.

Mediat greke bënë të ditur se konferenca do të zgjasë dy ditë dhe përveç situatës se pandemisë, një hapësirë do ti rezervohet edhe krizës se emigrantëve dhe situatës në Mesdhe.

Vizita në Athinë ende nuk është konfirmuar nga zyra e Ramës, edhe pse mediat greke shkruajnë mes të tjerash se kryeministri shqiptar, përveç temave të konferencës do të takojë edhe homologun grek.