Bota Kryeprokurori amerikan: Hollywood, Disney dhe Apple po i nënshtrohen Kinës komuniste

Kryeprokurori amerikan: Hollywood, Disney dhe Apple po i nënshtrohen Kinës komuniste

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr ka akuzuar studiot e Hollywood-i, Disney-n, si dhe gjigandët e teknologjisë si Google dhe Apple se i janë nënshtruar presionit kinez,.

“Korporatat si Google, Microsoft, Yahoo dhe Apple kanë treguar se ata janë shumë të gatshëm të bashkëpunojnë me Partinë Komuniste Kineze”, tha Barr.

Ministri amerikan beson se Hollywood po i jep vazhdimisht Kinës dhe po censuron filmat e saj për të qetësuar autoritetet kineze.

“Unë mendoj se Walt Disney do të zemërohej nëse do ishte gjallë e të shihte kompaninë që ai themeloi duke punuar me diktaturat e sotme”, tha Barr në një fjalim në Muzeun Presidencial Gerald R. Ford në Michigan.

Barr beson se kompanitë amerikane janë lehtësisht dakord me kushtet kineze në këmbim të qasjes në tregun e saj të madh.

“Partia Komuniste Kineze ka menduar për dekada dhe shekuj, ndërsa ne jemi duke u përqëndruar në raportet e të ardhurave të tremujorit të ardhshëm”, tha shefi i drejtësisë amerikane, duke shtuar se “kompanitë e mëdha amerikane kanë lejuar veten që të bëhen gurë me ndikim kinez”.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë qenë në nivelin e tyre më të ulët në dekada. Të dy palët po zhvillojnë një luftë tregtare, dhe SHBA akuzon Kinën se po fsheh shkallën e epidemisë së koronavirusit dhe kritikon shtypjen e protestave pro-demokracisë në Hong Kong, militarizimin e Detit të Kinës së Jugut dhe trajtimin e pakicës ujgure në provincën Xinjiang.