Politika “Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ne”, Flamur Noka...

“Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ne”, Flamur Noka thumbon Bashën

Flamur Noka ka qenë ndër deputetët që u pozicionuan kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ditën e sotme ai ka shpërndarë në rrjetet sociale, disa vargje të shkrimtarit Kiço Spiri, që duket se janë një “thumb” për Bashën, të cilin e quan “armik”.

“Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……”, shkruan Noka.

Pas vendimit të Bashës, ky i fundit ka dalë në publik krah Berishës, së bashku me deputetët Edi Paloka dhe Tritan Shehu.