Extra Madonna shokon publikun e MTV Video Music Awards

Madonna shokon publikun e MTV Video Music Awards

Madonna shokoi publikun e MTV Video Music Awards, duke e nisur ceremoninë e ndarjes së çmimeve me një performancë të përzier me striptizëm. 63-vjeçarja u prit me ovacione kur u paraqit në skenën e Barclays Center, në Nju Jork, mbrëmjen e së dielës. Ovacionet u shtuan kur Madonna hoqi xhaketën dhe qëndroi në skenë me një kostum të ngushtë të zi, që tregonte shumë.

Duke hyrë në vitin e 40-të të karrierës së saj muzikore, Madonna ka një trashëgimi të gjatë në muzike, duke përfshirë performancën e saj legjendare të “Like a Virgin” në 1984, performancën e saj ikonike të “Vogue” në 1990 dhe atë moment me Britney Spears dhe Christina Aguilera në 2003.

Madonna ka grumbulluar 20 trofe Moon Person në VMA gjatë karrierës së saj, duke filluar në vitin 1986 kur mori Çmimin Video Vanguard Awards.

Në ditëlindjen e saj të 63 -të, mbretëresha e Pop-it njoftoi se po kthehej në Warner Music Group me planet për të ribotuar të gjithë katalogun e saj; Madonna, duke shtuar se këngëtarja gjithashtu “do të prezantojë publikime unike për ngjarje speciale, dhe shumë më tepër”.