Bota Kuba feston 60-vjetorin e revolucionit dhe kritikon armiqësinë e Uashingtonit

Kuba feston 60-vjetorin e revolucionit dhe kritikon armiqësinë e Uashingtonit

Raul Kastro, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Kubës (PKK), kritikoi sot rikthimin e SHBA-së në një politikë armiqësore ndaj ishullit socialist, me rastin e 60-vjetorit të revolucionit të tij.

“Sërish, qeveria e SHBA-së duket se ka marrë rrugën e përballjes me Kubën dhe të prezantojë vendin tonë paqësor dhe të vetmuar si një kërcënim për rajonin”, deklaroi ish-presidenti (2008-2018) gjatë një fjalimi të mbajtur në varrin e Santiago de Kuba, ku është varrosur edhe vëllai i tij Fideli, që vdiq në fund të 2016.

Uashingtoni dhe Havana kishin filluar në dhjetor 2018 një afrim historik, duke rivendosur marrëdhënie diplomatike pas dekadash armiqësi, por pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, në fillim 2017, i dha fund këtij ribashkimi.

Duke mbajtur embargon ekonomike të vendosur që prej vitit 1962, Trump akuzoi Kubën se bashkë me Venezuelën dhe Nikaraguan janë pjesë e një “trojke të tiranisë”.

“Edhe një herë, ata duan të bëjnë Kubën fajtore për të gjitha të këqijat e rajonit”, shprehet me keqardhje Raul Castro, 87 vjeç, i veshur me uniformën e tij ushtarake.

“Ripërsëris vendimin tonë për të bashkëjetuar në mënyrë civile pavarësisht dallimeve, në një marrëdhënie paqeje, respekti dhe përfitimi të përbashkët me SHBA-në”, shtoi ai, duke akuzuar ekstremin e djathtë në Florida, ku jetojnë shumë kubanezë të dënuar, se ka errësuar politikën e SHBA-së ndaj Kubës.