Prej disa ditësh dihej për goditjen e bujshme të Kukësit në merkato, por sot erdhi edhe zyrtarizimi me firmën e Kristal Abazajt që në këtë mënyrë kalon nga gjigandët belg të Anderlecht tek verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro.
Sulmuesi i talentuar, që nuk pati fat dhe hapësirë në eksperiencën e tij në Belgjikë, do të luaj një vit në formë huazimi, me shpresën që të gjej qetësinë dhe ritmin e duhur për një skenë më të madhe dhe për listën e Kombëtares.