Histori Kur mbretëresha Geraldina vizitoi për herë të parë krahinën e Matit

Kur mbretëresha Geraldina vizitoi për herë të parë krahinën e Matit

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të premten e 25 shkurtit 1938, në faqen n°6, një shkrim rreth vizitës së parë të Mbretëreshës Geraldinë në krahinën e Matit, vendlindjen e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbreti Zog dhe e fejuara e tij në krahinën e Matit

Mirëpritje entuziaste

Tiranë, 24 shkurt.

Mbreti Zog dhe kontesha Geraldina Apponyi, të shoqëruar nga familja mbretërore dhe suita e tyre, u nisën sot për në krahinën e Matit, djep i familjes Zog që luajti një rol mbizotërues atje me bejlerët e saj, për të shkuar për një qëndrim të shkurtër në vilën e Qafës së Shtamës, e cila ndodhet në një vendpushim piktoresk malor.

Sovrani dhe Mbretëresha e ardhshme u pritën me entuziazëm nga popullsia.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania