Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Excelsior” ka botuar, të shtunën e 3 dhjetorit 1938, në faqen n°8, fotografinë e mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë, pas largimit të tyre nga ceremonia e inaugurimit të një stacioni radiofonik në Tiranë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Buzëqeshje mbretërore
“Zogu dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë inauguruan, në Tiranë — me rastin e 26 vjetorit të pavarësisë shqiptare — një stacion radiofonik para të cilit mbretëresha e re mbajti një fjalim.
Ja çifti mbretëror duke u larguar nga stacioni pas ceremonisë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania