Aktualitet Kurba e COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sa më fort të rezistojmë sot,...

Kurba e COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja

“Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama publikoi një grafik që tregon ritmin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit dhe botës.

Rama kërkoi nga qytetarët të bëjnë rezistencë në këtë situatë. “Rezistencë, rezistencë rezistencë”, tha Kryeministri, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë vendosur masa drastike për kufizimin e lëvizjes.

Në grafikun e paraqitur nga Kryeministri duket qartë se deri tani kurba e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri po rritet me ritme më të ngadalta se në vendet e tjera.