Pas debateve në distancë mes politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me mungesën e Kosovës në samitin rajonal të mbajtur në Tiranë të shtunën, ka reaguar edhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.
Me një postim të shkurtër në Twitter, Kurti thotë se rruga nga Beogradi drejt Tiranës kalon nga Prishtina.
“Parimet e gjithpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin nismat rajonale. Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nga Prishtina. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Na duhet më shumë bashkëpunim, jo konfrontim”, shkruan Kurti në anglisht.