Kryesore Kush është Kyriakos Mitsotakis, konservatori i dinastisë që do jetë kryeministër i...

Kush është Kyriakos Mitsotakis, konservatori i dinastisë që do jetë kryeministër i Greqisë

Grekët votuan të dielën në zgjedhjet e para parlamentare që kur vendi doli nga tri programe ndërkombëtare të shpëtimit, por ende po përballet me krizën financiare gati dhjetëvjeçare.

Pas numërimit të më tepër se gjysmës së votave, doli se zgjedhjet i ka fituar Kryetari i Partisë Konservatore Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri Alexis Tsipras pranoi humbjen në zgjedhjet e së dielës dhe telefonoi menjëherë rivalin e tij konservator Kyriakos Mitsotakis, për ta uruar për fitoren.

Në një fjalim që mbajti të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës, zoti Tsipras tha “qytetarët e bënë zgjedhjen e tyre, ne e respektojmë plotësisht votën e popullit.”

Zgjedhjet u organizuan tre muaj para afatit, pas humbjes së kryeministrit Alexis Tsipras në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Votimet e së dielës ndodhin në një periudhë kur vendi po rimëkëmbet nga një krizë e rëndë financiare që shkaktoi shkallë të lartë të papunësisë e varfërisë.

Kush është Kyriakos Mitsotakis

Politika greke rrjedh ndër dejet e Mitsotakis. Babai i tij, Konstantinos Mitsotakis, ka qenë kryeministër në fillim të viteve ’90, ndërsa motra e tij, Dora Bakojanis, ka shërbyer si kryebashkiake e kryeqytetit helen, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, përpara se të merrte detyrën e ministres së Jashtme.

CV e tij përfshin studime në universitetet prestigjioze Harvard dhe Stanford dhe eksperienca pune në firmat këshilluese të biznesit dhe në banka greke.

Herën e parë që Mitsotakis kandidoi për një vend në parlamentin grek ishte në vitin 2004. Ai u zgjodh në zonën e tij zgjedhore. Përmes aktivitetit të tij politik, ai u caktua si një eksponent i moderuar i qendrës liberale. Nga viti 2013 deri në vitin 2015, ai ishte Ministër për Reformën Administrative dhe e-Qeverisje nën kryeministrin e krahut të djathtë Antonis Samaras. Mitsotakis zgjodhi një linjë të fortë opozitare kundër Alexis Tsipras dhe duket se kjo ka paguar frytet. Ai arriti të fitojë përsëri dhe të bashkojë votuesit e qendrës së djathtë dhe të krahut të djathtë.

Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva Grabowski

Mitsotakis flet anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Ai është i martuar me Mareva Graboëski dhe kanë tre fëmija, Sophia, Konstantinos dhe Daphn

Së bashku me Papandreun socialist dhe familjen konservatore Karamanlis, Mitsotakis-at kanë dominuar politikën greke prej vitesh.