Kryesore Kush është vajza shqiptare që u vra nga i ati në Greqi...

Kush është vajza shqiptare që u vra nga i ati në Greqi (Foto)

“Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim!” Kjo ishte shprehja që përsëriti disa herë në Policinë greke, babai i Anxhelina Petros gjatë marrjes në pyetje, derisa në fund u dorëzua dhe pranoi se ai e kishte vrarë atë.

Kur u intervistua, 52-vjeçari i kërkoi policisë të bënte gjithçka për të gjetur vajzën e tij. “Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim”, thoshte pa pushim derisa në fund, u thye nga pyetjet e hetuesve dhe u detyrua të tregojë edhe se ku e kishte varrosur trupin e së bijës.

Mediat greke vazhdojnë të publikojnë detaje nga vrasja e vajzës fatkeqe shqiptare Anxhelina Petro, nga Berati, prej babait të saj. Ngjarja ka bërë bujë për faktin se vrasja është kryer për të ndaluar dashurinë e vajzës me një të ri nga Afganistani.

Grindjet e shpeshta në shtëpi dhe presioni i babait për ta ndaluar lidhjen e saj nuk e kanë cenuar vendosmërinë e vajzës, e cila e ka paguar me jetë atë dashuri.

Ishte miku i saj afgan që vuri në alarm policinë greke për zhdukjen e vajzës, mëngjesin e dy janarit dhe që çoi në zbulimin e autorit të vrasjes makabre, babait të saj.

Anxhelina nuk kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet greke për situatën ku ndodhej, sepse ishte e frikësuar nga i ati, prej të cilit edhe gjeti vdekjen.