Histori Kush ishin Avarët? Gjenetika hedh dritë mbi origjinën e një perandorie misterioze

Kush ishin Avarët? Gjenetika hedh dritë mbi origjinën e një perandorie misterioze

Më pak të njohur se Hunët e Atilës, Avarët ishin pasardhësit e tyre më të suksesshëm.

200-250 vjet perandori, përmendje në burimet e antikitetit të vonë, por asnjë e dhënë tjetër. Kush ishin Avarët, këta luftëtarë të njohur të stepës euroaziatike? Përgjigjen mund ta japë gjenetika, teksa një grup nga Instituti “Max Planck” për Antropologjinë Evolucionare ka marrë në studim disa kadavra antike të elitës avare.

“Ne adresojmë një pyetje që ka mbetur mister për 1400 vjet: nga vinte alita avare, themelues misteriozë të një perandorie që thuajse e shkatërroi Kostandinopojën dhe për më shumë se 200 vjet sundoi tokat e Hungarisë moderne, Rumanisë, Sllovakisë, Austrisë, Kroacisë dhe Serbisë?”, shprehet drejtuesi i studimit, Johannes Krause.

Përgjigja vjen nga rajoni i Azisë Lindore, prej nga origjinën ky fis që realizoi një nga migrimet më të mëdha dhe më i shpejti në historinë e njerëzimit: 5000 km nga Mongolia në Kaukaz në pak vjet. Origjina e sipërcituar është konstatuar në individë nga site në zonat e Danubit ku verifikohet edhe ndërveprimi me popullsi lokale. Kjo sugjeron se elita avarë sundonte mbi një popullsi me diferenca etnike që lëvizte nën drejtimin e tyre.

Perandoria avare u krijua në vitin 560 e.s në basenin e Karpateve dhe ajo zgjati më shumë se 200 vjet. Ata pasojnë dinastinë Rurane që krijoi perandori në stepën mongole menjëherë pasi ajo u shkatërrua nga turqit. Ata sollën të parët në Europë shalën e kalit, që konfirmon cilësitë e tyre në përdorimin e kalorësisë si element strategjik në ofensiva masive. Avarët lidhen edhe me Shqipërinë, pasi në Vrap është gjetur një ndër thesaret kryesore të tyre që dëshmojnë aftësi shumë të larta në përpunimin e metaleve dhe dekoracion.